Berisha e Rama ulen tek Topi

13/02/2010 08:15

Hapet sot raundi i pare i tryezes se thirrur nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi, mes Kryeministrit Berisha dhe liderit te opozites.

Ne oren 11:00, ne sallen e “krizave” te Presidentit nis akti i pare i “drames” shqiptare, qe ka zene fill qe pas zgjedhjeve te 28 qershorit, e cila solli si pasoje krizen politike dhe impenjimin e komunitetit nderkombetar me te madh qe eshte bere ndonjehere qe prej vitit 1997.

Protagonisti i ketij takimi, kreu i shtetit shqiptar, prej ditesh qendron ne zyren e tij me ore te tera duke koordinuar me imtesi gjithçka ne menyre qe tryeza te jete sa me e frytshme.

Presidenti Topi bashke me bashkepunetoret e tij edhe gjate dites se djeshme kane mbajtur nje takim te fundit per tryezen dhe thelbi i strategjise se organizatorit eshte saktesia, korrektesia dhe gjithçka te zhvillohet ne menyre diskrete.

Asnje detaj nuk do te duhet te dale nga selia e Presidences. Duke qene se perben nje takim te rendesishem, “sekreti” ka qene edhe refreni i gjithe punes se veshtire qe si synim ka daljen ne fund te tryezes me nje marreveshje politike qe do te firmoset nga Berisha dhe Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA