Amnistia fiskale, therriten akademiket

13/02/2010 08:40

Te tjera detaje dalin nga negociatat qe po zhvillohen rreth amnistise fiskale, e cila synon legalizimin e aseteve te fshehura.

Pas lajmit te publikuar nga “Shqip”, ka reaguar Dhoma e Tregtise, e cila konfirmon nisjen e bisedimeve me Ministrine e Financave, duke dhene te tjera informacione rreth projektit qe parashikon te ligjeroje miliarda leke te padeklaruara nga biznesi.

Per te arritur nje rezultat sa me pozitiv, kreu i Dhomes se Tregtise se Tiranes, Nikolin Jaka, ka ftuar ne negociata, perveç grupeve te interesit, edhe akademiket e njohur ne fushen e financave dhe ekonomise.

Sipas Dhomes se Tregtise, palet kane rene dakord qe te behen disa analiza, ndersa konkretisht kryetari Nikolin Jaka ka kerkuar nje amnisti te plote fiskale te detajuar dhe te studiuar mire.

“Sot jemi perballe nje situate te re dhe per kete duhet njohje reale nga aktoret politikeberes, legjislativ dhe ekzekutiv te shtetit”, u shpreh Jaka, duke shtuar ne kete linje qartazi se “bizneset tona jane ne veshtiresi financiare, ndaj kerkohet njohja e kesaj situate, si dhe nje studim i hollesishem i mundesive per nje qendrim te ri politik ne raport me ta”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA