
Kryetari i G99, Erjon Veliaj, ka deklaruar pas perfundimit te tryezes se partive opozitare, se hapja e kutive eshte nje kerkese e panegociueshme qe do te paraqitet neser ne negociatat me kryeministrin Berisha.
“Kutite jane nje kerkese e panegociueshme. Hapja e kutive eshte fillimi i hetimit. Kjo nuk eshte llotari, si llotaria per shperndarjen e pronave qe u fitua nga kryetarja e Parlamentit. Nuk themi se duhet te numerohet cdo kuti, por duhet te hapen disa tek te cilat ne dyshojme”, ka pohuar Veliaj.
Aleati i Edi Rames ka theksuar se pavaresisht tryezes nen drejtimin e presidentit qe do te nise neser, e majta do te vijoje edhe me protestat, te cilat sipas tij jane nje arme me vete.
“Kampi tjeter ka thene shume gjera, por me i rendeishem eshte kampi i shqiptareve qe kerkon transparence. Tryeza do te zhvillohet neser, negociatat jane nje nga armet, po ashtu edhe protesta”, ka shtuar Veliaj.
Edhe kryetari i Partise per Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela, i reshtuar perkrah Edi Rames pas zgjedhjeve te 28 qershorit, ka deklaruar se hapja e kutive eshte nje domosdoshmeri.
Ai ka shprehur bindjen e tij se tryeza e drejtuar nga presidenti do te arrije te hedhe drite mbi transparencen e zgjedhjeve.
“Mendoj se kjo tryeze do te arrije transparencen e zgjedhjeve dhe te gjitha palet jane te mendimit unanim qe nuk mund te hiqet dore nga hapja e kutive”, ka shtuar Ngjela.
Ne te njejten linje u shpreh edhe kryetari i PDS-se, Paskal Milo. “Ajo qe po themi eshte se opozita eshte shume e vendosur, nuk ka asnje medyshje per te ecur para deri ne realizimin e asaj kerkese legjitime qe ka bere”, ka theksuar Milo.
Ndersa kryetari i PDK, Nard Ndoka nenvizoi se ne negociata nuk do te kete rruge te mesme. “Nuk besoj qe ka vend per nje rruge te mesme. Ose do hapen kutite, ose nuk ka konsensus nga opozita per gjerat e tjera”, ka pohuar Ndoka.
Top Channel