
Profesioni i taksistit edhe ne Kosove ashtu si ne Shqiperi nuk eshte nje profesion i lehte.
Shume prej tyre jane grabitur, dhunuar dhe madje jane gjetur edhe te pajete.
Sheqir Avdiu, punonjes i nje kompanie te sherbimit taksi, tregon historine e tij se si u grabit.
“Ishte mbremje erdhen dy veta te moshes 22-23 vjec dhe mu paraqiten si vllezer. Me thane shkojme ne Malisheve. Derisa arritem aty nuk na ndodhi asgje. Me pas me thane prit ketu se eshte rruga e keqe dhe u kthyen pas dhjete minutash duke me drejtuar nje arme”, rrefen Avdiu.
Dy te rinjte pas denoncimit kane marre denime te lehta nga gjykata dhe sipas Avdiut, ata mund te lirohen nese ankimimi i tyre ne apel pranohet.
“Nga pala mbrojtese me erdhi nje njoftim se do te ankimonin vendimin duke theksuar gjendjen e veshtire ekonomike te dy te rinjve”, shpjegon Avdiu.
Top Channel