“Ringu” i Presidences, mesohen detajet

12/02/2010 15:10

Tryeza politike do te mbahet te shtunen ne presidence ne oren 11:00 te paradites. Mesohet se formati do te jete 2 me 2.Pra kryeministri dhe kryetari i opozites perballe njeri-tjetrit do te ulen te shoqeruar.

Burime nga e djathta thone se kryeministri do te shoqerohet nga kryetari i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi. Kurse burime nga selia roze thone se kreu i opozites do te shoqerohet nga kryetari i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, Gramoz Ruci.

Mbledhja do te mbahet ne sallen takimeve te Keshillit te Sigurimit Kombetar, qe pas ristrukturimit te Presidences, eshte nje salle fare prane hyrjes nr 1, pra hyrja qendrore.

Nisur nga deklarimet e deritanishme te kryetareve te Partive Demokratike dhe Socialiste, negociatat do te rrotullohen rreth leximit te ndryshem qe palet i kane bere rezolutes se Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes.

Mediat do te lejohen vetem ne fillim per te bere disa plane dhe me pas tryeza do te vijoje me dyer te mbyllura. Informacioni do t’u percillet mediave dora dores, ne nje menyre qe do te vendoset nga palet ne tryeze.

Top Channel