Rama pergatitet per “duelin”

12/02/2010 15:00

Ne prag te tryezes se presidentit te Republikes, kryetari i Partise Socialiste Edi Rama eshte takuar qe ne oret e para te dites me shefin e delegacionit te Komisionit Europian ne Tirane, Helmut Lohan dhe ambasadorin e Spanjes qe ka edhe presidencen e radhes se Bashkimit Europian Manuel Montobio. (UPDATE)

Ne takimin jo te lajmeruar per mediat zoti Rama dhe dy zyrtaret mesohet se kane diskutuar per tryezen e neserme por edhe per viziten e kryesocialistit ne Strasbourg dhe deklaratat e dy drejtuesve te grupit parlamentar socialist dhe socialdemocrat ne parlamentin europian Shultz dhe Svoboda.

Pas disa oresh kryetari i Partise Socialiste Edi Rama eshte takuar edhe me ambasadorin e Shteteve te Bashkuara John Withers me te cilin ka biseduar per me shume se 60 minuta ku serish tema ka qene tryeza e presidentit Topi.

Ne axhenden e ngjeshur te kreut te opozites ka patur edhe nje takim te gjate me disa nder sekretaret dhe bashkepuntoret e ngushte zotin Ruci, Dade, Xhafaj, Klosi dhe Ruka ku sipas burimeve eshte diskutuar per viziten e zotit Rama ne Strasbourg dhe strategjine qe do te ndiqet neser ne tryezen me kryeministrin Berisha.

Pasdite kryetari i Partise Socialiste do te konsultohet edhe me aleatet e tij dhe me pas me disa nder figurat kryesore te Partise Socialiste. Ne vijim te takimeve lideri i opozites do te diskutoje edhe me disa nder deputetet juriste te Partise Socialiste. Sipas burimeve brenda selise roze ne kete grup do te jene pjese Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Vasilika Hysi, Ditmir Bushati por edhe figura te tjera te Partise Socialiste.

Top Channel