
Partia Socialiste mblodhi sot sekretariatin e Partise ku u diskutua vec te tjerave edhe per takimet e kreut Edi Rama ne Strasburg.
Nderkohe pasdite pritet te zhvillohet tryeza e PS-se me aleatet, ku do te flitet per negociatat ne Presidence.
Rama do te takoje Skender Gjinushin, Paskal Milon, Erjon Veliajn, Nard Ndoken dhe Spartak Ngjelen per te diskutuar me ta mesazhin e marre nga socialistet europiane, kushtet me te cilat do te paraqitet ne tryeze etj.
Burime nga partite opozitare bene me dije se sot pasdite ne 17.30 do te zhvillohet takimi i radhes ashtu sikunder ka deklaruar Rama se para se te shkoje ne tryeze do te kontaktoje me aleatet e tij. Por edhe aleatet jane te qarte lidhur me ate çfare kerkojne nga selia roze.
Hapja e kutive dhe reforma ne sistemin zgjedhor duket se jane dy kushtet e patjetersueshme per ta. Madje, ata shprehen kunder idese se hapjes se pjesshme te kutive si nje zgjidhje e mundshme per krizen ne vend. Ideja qe ka gjetur vend si ne ambientin e politikes shqiptare, por edhe te faktori nderkombetar kundershtohet nga partite opozitare.
Top Channel