
Mungesa e avokatit mbrojtes te te pandehurit Mihal Delijorgji dhe shoqerise ‘Albademil’ eshte bere shkak per deshtimin e seances se radhes ne ngarkim te 29 te akuzuarve per tragjedine Gerdecit.
Duke qene se avokati Maks Haxhia nuk ishte ne proces, gjykata e shtyu gjyqin per javen e ardhshme. Per shkak te kryerjes se ketij gjyqi dy here ne jave, perkatesisht cdo te hene dhe te premte, avokatet jane ankuar para trupes gjykuese te kryesuar nga Ridvan Hado se nuk e perballojne dot ngarkesen.
Avokatet pohuan ne proces se kane edhe ceshtje te tjera qe duhet t’i ndjekin dhe gjyqi i Gerdecit kerkon angazhim te plote. Per kete ne salle u zhvillua debat nga njera ane gjykatesi qe kembenguli se procesi do zhvillohet sikurse eshte caktuar dhe nga ana tjeter qendrimi i avokateve.
Ne fund trupa gjykuese me perberje gjykatesit Ridvan Hado, Shefkie Demiraj dhe Fatmira Hajdarin e shtyne seancen per ne fillim te javes per ne oren 9.30.Ky vendim i eshte komunikuar edhe nente deshmitareve te radhes te cilet ishin thirrur per te deshmuar. Ne salle ishin te pranishem dy nga te pandehurit, Sokol Ngjeci dhe Dritan Minxolli.
Top Channel