
Presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek u ka bere thirrje lidereve politike ne Shqiperi qe te angazhohen per dialog ne menyre qe t’i japin fund krizes politike.
Deklarata e tij vjen nje dite para tryezes politike qe do te drejtohet nga presidenti Bamir Topi, ne pranine e kryeministrit Berisha dhe kryetarit te PS, Edi Rama.
“Pershendes iniciativen e presidentit Topi per te organizuar nje tryeze negociatash me liderin e qeverise dhe te opozites dhe shpresoj se keto bisedime do te cojne ne nje zgjidhje te suksesshme te krizes politike ne Shqiperi qe shpertheu pas zgjedhjeve te 28 qershorit”, ka deklaruar Buzek.
Ai ka inkurajuar lideret politike shqiptare qe permes dialogut te gjejne nje zgjidhje qe do t’i jepte fund bojkotit te Parlamentit dhe do te levizte perpara kryerjen e reformave per integrimin evropian.
“Iu uroj lidereve politike shqiptare fat te mbare dhe pres qe neser nga Tirana te marr lajme inkurajuese”, ka shtuar Buzek.
Top Channel