Berlusconi, sarkazem me Berishen

12/02/2010 22:35

Ne Pallatin Chigi ne Rome eshte firmosur marreveshja e partneritetit strategjik mes Italise dhe Shqiperise dhe mes kryeministrave Berlusconi e Berisha eshte shfaqur hapur klima e miqesise dhe konfidences.

Berisha e ka pershendetur Kavalierin si “miku i madh i shqiptareve” dhe i ka shprehur “mirenjohjen e thelle per punen e mbrojtjes civile me rastin e permbytjeve qe perfshine vendin”.

Berisha, duke folur italisht, ka pasur nderhyrjen e Berlusconi-t qe tha, “e njeh gjuhen tone ne menyre te persosur nga televizioni”.

Me tej kryeministri shqiptar ka insistuar per progresin e procedurave te afrimit te Shqiperise me BE-ne dhe ka kujtuar pengimin e emigracionit klandestin drejt brigjeve italiane.

“Nuk duam me te vdekur shqiptare ne kanalin e Otrantos, apo flukse kriminale drejt Italise”, tha ai.

Por gjate fjalimit beri nje gabim duke folur per moratoriumin e skafeve. Italisht Berisha tha “il moratorio”, por ketu hasi korrigjimin sarkastik te homologut te tij, qe tha: “Thuhet “moratoria”, ne italisht eshte ne gjinine femerore, por Berisha eshte mashkull…”.

Menjehere me pas kryeministri italian ka bere edhe nje batute per trafikun e qenieve njerezore permes detit. “Do te bejme nje perjashtim per ke sjell vajza te bukura”, ka thene Berlusconi.

Por opozita italiane nuk e ka mirepritur humorin e kreut te qeverise. Perfaqesues te “Italia dei Valori” kane kritikuar edhe nenshkrimin e marreveshjes ne fushen energjitike.

“Berlusconi dhe Berisha kane vendosur t’ia kthejne Shqiperine Italise, njesoj si ne kohen e Musolinit. Ideja e bukur eshte ta besh Shqiperine koshin e mbeturinave te Italise, ku mund te behet lirisht cfare ne Itali nuk mund te behet. Te ndertosh centrale berthamore te rrezikshme”, ka deklaruar deputeti Paolo Brutti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA