Albertini: Kerkesa e PS, e papranueshme

12/02/2010 20:05

Presidenti i Komisionit per Ceshtjet e Jashtme ne Parlamentin Evropian, Gabriele Albertini ka deklaruar lidhur me krizen politike ne Shqiperi, se kerkesa e PS per rihapjen e kutive eshte e papranueshme.

“Kerkesa e Partise Socialiste shqiptare per te rihapur kutite e votimit per te rinumeruar votat e zgjedhjeve parlamentare te qershorit nuk mund dhe nuk duhet te pranohet”, ka pohuar Albertini.

Sipas tij, Parlamenti Evropian u shpreh hapur lidhur me kete ceshtje permes rezolutes mbi dokumentin e vitit 2009, per strategjine e zgjerimit te paraqitur nga Komisioni dhe i votuar ne nje sesion plenar me 26 nentor te vitit te kaluar.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta