Skandal seksual? Paterson nuk terhiqet
11/02/2010 12:25
Nuk ka asnje qellim qe te dorehiqet edhe pas zerave per nje skandal me drita te kuqe. Guvernatori i New York, David Paterson qendron i forte edhe pas thashethemeve te fundit per nje ngjarje, ne te cilen duket se ai ka qene personazh kryesor, dhe qe mund te jete shkaterruese per karrieren e tij.
“Une mund te largohem nga kjo detyre para kohe vetem ne rast se nderroj jete”, tha Paterson ne nje konference per shtyp.
Guvernatori do te jete prezent edhe ne Larry King ne CNN ku do te ‘rrefeje’ ate qe i ka ndodhur.
Origjine e ciklonit mediatik eshte bere e perditshmja “New York Times”, e cila njoftoi per nje lajm bombe qe nuk eshte publikuar ende, por qe mund t’i demtoje perfundimisht imazhin politikanit.
Top Channel