Pollo: Regjistrimi per nje panorame me te qarte

11/02/2010 21:55

“Cdo shoqeri e organizuar ka nevoje te dije dhe te kete informacion mbi individet e shoqerise dhe ky informacion ka ardhur duke u evoluuar”.

Me kete fjali e ka nisur biseden ne “Top Story”, ministri i Shtetit, Genc Pollo ne lidhje me temen e regjistrimit te popullsise ne vitin 2011. “Sot mbledhim te dhena qe japin nje panorame shume me te qarte sociale dhe ekonomike. Keto te dhena anonimizohen por shteti dhe shoqeria do mesoje shkallen e arsimimit, gjendjen shendetesore, te strehimit etj. Eshte nje proces shume i rendesishem per te njohur vetveten. Informacioni qe do marrim eshte i plote sepse pyetesori do jete shume i detajuar. Nuk do perpunohet manualisht apo me dore por do skanohet direkt”, shton ministri.

Sipas Pollos, ligji gjobit me 100-200 mije leke ata shtetas qe nuk duan te japin pergjigje. “Regjistrimi behet per ata qe jane me banim te perhershem ne territorin e vendit. Ne vija te pergjithshme, eshte e qarte perkatesia etnike. Nese kemi nje shtet qe eshte ne teresi homogjen por ka pakica te njohura, eshte i rendesishem regjistrimi. Feja eshte nje besim personal por ka nje dimension social dhe kulturor te pamohueshem dhe ajo ka nevoje te njihet jo me studime teologjike. Per pakicat, nje shtet ka detyrim si t’i trajtoje pakicat. Ne duam te dime cfare pakicash kemi sepse te dhenat e fundit jane ato te vitit 1989”, thekson Pollo.

Ministri shtoi se pyetja e etnise eshte serioze dhe do nje shpjegim te detajuar.  

Top Channel