
Angelina Jolie, e njohur jo vetem si aktore por edhe si nje nga emrat me aktive ne ndihme te njerezve ne nevoje, ka fluturuar per ne Haiti ku disa jave me pare nje termet i fuqishem shkaktoi katastrofen me te madhe ne kete vend.
Menjehere pas perhapjes se lajmit per viziten e Jolie ne ishull, gjithcka u lidh me nje adoptim tjeter nga aktorja mama e 6 femijeve, 3 prej te cileve te adoptuar. Por Jolie ka reaguar menjehere, duke thene se eshte kunder adoptimeve ne Haiti, te pakten per momentin.
“Adoptimet nuk mund te jene nje pergjigje ndaj gjendjes se jashtezakonshme sepse edhe para termetit, Haiti kishte shume probleme me trafikimin e femijeve dhe tani femijet duhen mbajtur nen kontroll. Dua te mbeshtes grupet SOS dhe Unicef per punen e bere ne ndihme te femijeve”, thekson aktorja.
Top Channel