“Valentine’s Day”, premiere ne “Imperial”

11/02/2010 20:35

“Valentine’s Day” eshte filmi qe do te shfaqet ne kinemate e Tiranes, duke nisur nga e premtja.

Kjo komedi, me regji te Gery Marshall vjen premiere, paralelisht me kinemate e botes.

Kasti i aktoreve permban emra te njohur te kinematografise si, Ashton Kutcher, Jennifer Garner, Eric Dane, Julia Roberts, Queen Latifa e shume te tjere.

“Ky film vjen si premiere boterore ne kohe reale ne Shqiperi dhe perkon me festen. Kjo eshte nje tjeter dhurate qe i behet publikut shqiptar, duke sjelle ne kohe reale filmin edhe ne Shqiperi”, thote Altin Prifti nga kinema “Imperial”. Filmi zhvillohet i gjithi brenda nje dite, ate te Shen Valentinit.

Ai trajton historite e disa njerezve qe jetojne ne Los Angeles. Disa prej tyre jane cifte e te tjere jo. Por te gjithe ne kerkim te dashurise, apo ruajtjes se saj. Fatet e tyre nderthuren, duke sjelle disa romanca dashurie, por edhe humor.

Top Channel