Linda…ne boten e cudirave

10/02/2010 19:00

Me kitaren ne krah dhe motivet e albumit te ri ne mendje, Linda Ruka, e njohur ne publik me kengen “Linda ne boten e cudirave”, frekuenton mjediset qe i japin kenaqesine e krijimit.

“Play-Boy i trojeve tona” eshte pjesa qe per kryeqytetasit do te vije nen kolonen zanore te krijuar prej saj. Nuk ka studiuar per muzike, duke respektuar keshillen e babait mbaron studimet per degen Gjuhe-Letersi dhe pas ketij detyrimi prinderor i perkushtohet muzikes.

Kjo kenge qe titullohet “Ne kuti” e lancuar  per here te pare per kameran e “Pasdite ne Top Channel “, do te perfshihet ne Albumin e fundit “Pasqyrat” qe pritet te dale ne treg shume shpejt. Por ky album eshte paraprire nga performanca interesante. Erlid Hoxha, baterist i Lindes, tregon te perditshmen e artistes ambicioze, si eshte mengjesi per kant-autoren e re? “Zgjohet qe ne mengjes de vendos nje muzike te larte per nje muaj rresht”, thote ai. Por Linda fsheh brenda vehtes dhe hobe te tjera.

E kush me mire se Eraldi mund te tregonte per “pasionet e saj te heshtura, thellesisht femerore? “I pelqen te pikturoje dhe te shkruaje poezi. Nuk eshte e dhene pas veshjeve”, thekson Eraldi. Kant-autorja e re rrefen edhe nje te fshehte. Ajo po punon qe vitin tjeter te hyje ne Akademine e Arteve dhe ajo qe e josh me shume tani eshte te vazhdoje regji teatri.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel