Lady Gaga-Britney Spears, dueti i divave

10/02/2010 17:25

Ne ceremonine e ndarjes se cmimeve Grammy Awards, Britney Spears ka kaluar nje moment te paharrueshem pasi nje baba iu afrua duke i thene se vajza e tij eshte nje fanse e madhe e saj.

Por cudia eshte se vajza e njeriut qe pershendeti mbretereshen e pop-it, eshte Lady GaGa. Spears shkoi ne tualet kur i ati i Lady Gaga iu afrua dhe i tha fjaline qe e shtangu kengetaren. Pas ketij momenti, ai mori premtimin e nje dueti ne te ardhmen.

Gjate karrieres se saj te shkurter por te suksesshme, Lady Gaga ka duetuar me emra te medhenj si, Beyonce, Pet Shop Boys dhe Elton John. “Lady Gaga nuk e ka fshehur asnjehere deshiren per te duetuar me Britney. Gjithmone u ka thene miqve qe ka koleksionuar shume kenge te Spears kur ishte e vogel dhe karriera e saj e ka inspiruar perhere”, shprehet nje burim anonim per “The Sun”.  

Top Channel