
Sipas sulmuesit Edmond Kapllani, shorti, qe goglat ne Varshave rezervuan per Shqiperine ne eliminatoret e Euro 2012, nuk duhet pare me pesimizem.
Lojtari i Tus Koblencit ne Bundesligen 2 gjermane, qe fundjaven e kaluar shenoi golin e pare me kete skuader, mendon se perveç Frances, te gjitha perfaqesueset e tjera te Grupit D jane te perballueshme nga kuqezinjte.
Kapllani mendon se “gjelat”, me yjet si Riberi, Henri, Nasri apo Gurkuf, jane e vetmja skuader qe krijon idene se eshte e pathyeshme. “Besoj se Franca eshte favoritja absolute per te fituar grupin eliminator.
Skuadrat e tjera pjesemarrese nuk i shoh si te pathyeshme apo te paperballueshme per Shqiperine”, tha 27-vjeçari. “Rumania e Bosnja, edhe pse dy skuadra te mira, nuk kane vazhdimesi ne rezultate, ndersa Bjellorusia dhe Luksemburgu nuk jane te panjohura per ne”.
Top Channel