Besa-Tirana, finalja e parakohshme e Kupes

10/02/2010 12:00

Tete skuadrat e fundit qe kane “mbijetuar” ne Kupen e Shqiperise, do te zbresin ne fushe per takimet e para te turit çerekfinal ne aktivitetin e dyte per nga rendesia.

Tri çifte do te luajne sot, nderkohe qe sfida Shkumbini-Dinamo do te luhet te enjten. Besa-Tirana eshte padyshim supersfida e Kupes, nje perballje qe mund te cilesohet edhe si finalja e parakohshme.

Per te dyja, Kupa mbetet trofeu i vetem qe mund te shpresojne ta fitojne, por vetem njera prej tyre do te kualifikohet ne gjysmefinale. Besa paraqitet ne kete ndeshje e konsoliduar pas afrimeve te Sinanit dhe Shkembit ne janar, ndersa bardheblute kane mjaft probleme: me i madhi eshte mungesa e trajnerit (Tafaj eshte i pezulluar) dhe largimi i zv/trajnerit Dede. Dy çiftet e tjera qe do te luajne sot jane Skenderbeu-Vllaznia dhe Gramozi-Teuta, me shkodranet dhe durrsaket qe duken te favorizuar.

Top Channel