Vasili: Te reduktohen pagesat informale

09/02/2010 11:45

Ministri i Shendetesise Petrit Vasili deklaroi se transparenca ne institucionet spitalore eshte shume e nevojshme, ndersa kerkoi menaxhim te mire te sherbimit per te reduktuar pagesat informale.

Ne analizen vjetore te Maternitetit “Koco Glozheni”, ministri Vasili kerkoi nga mjeket qe te mos kryejne ekzaminime te panevojshme qe i bejne dem sistemit.

“Duhet te evitojme nderhyrjet qe behen jashte vendit dhe t’ua mundesojme kete sherbim klienteve ne Shqiperi”, u shpreh Vasili.

Top Channel