Skeletet e te pushkatuarve, nis verifikimi

09/02/2010 15:00

Prokuroria e Tiranes i ka kerkuar Mjekesise Ligjore fillimin e ekzaminimit te eshtrave te gjetura javen qe shkoi ne Malin e Dajtit.

Pas plotesimit te formave te skeleteve, te cilet u zhvarrosen ne menyre jo profesionale do te kryhen edhe analizat e ADN-se per te bere identifikimin.

Nderkohe qe Sekretari i Pergjithshem i Shoqates se ish-te Perndjekurve Politike deklaron se numri i atyre qe u pushkatuan pa gjyq, eshtrat e te cileve nuk jane gjetur akoma eshte kater mije.

Nje dite pas publikimit te lajmit, nje grup deputetesh te Partise Demokratike vizituan nga afer vendin ku u gjeten eshtrat dhe deklaruan se duhet te kerkohet denimi i te gjithe atyre qe morren pjese ne ekzekutimin e tyre ne cdo lloj forme.

Duke iu referuar disa gjykatesve ne Gjykaten Kushtetuese, e cila rrezoi edhe ligjin per hapjen e dosjeve, deputetet e PD-se, thane se nuk duhet te kete me gjyqtare dhe prokurore qe kane dhene vendime te tilla ne sistemin e drejtesise shqiptare.

Eshtrat ne Dajt u gjeten javen e shkuar gjate kerkimeve te disa familjareve qe u jane pushkatuar te afermit rreth vitit 1975.   

Top Channel