
Ne nje interviste qe ambasadorja e re e SHBA-se ne Beograd, Meri Vorlik, i dha keto dite agjencise serbe te lajmeve, “Beta”, ajo vuri ne dukje se “SHBA mbeshtesin plotesisht aspiratat europiane dhe euroatlantike te Serbise dhe se do te bejne gjithçka qe te mbeshtesin perpjekjet e saj ne kete drejtim”.
Sidoqofte, ajo nuk tha asgje lidhur me kohen e hyrjes eventuale te Serbise ne BE, ndersa theksoi se, pas disa hapave pozitive te ndermarre ne fund te vitit te kaluar, perfshi paraqitjen nga ana e saj te kerkeses per anetaresim me te drejta te plota ne Bashkimin Europian dhe heqjen nga ky i fundit te regjimit te vizave me vendet e zones se “Shengenit” per qytetaret e saj, Serbia po ecen ne rrugen e duhur dhe se koha per kete anetaresim “do te varet nga synimet dhe aspiratat e vete Serbise, si dhe nga fakti sesa do t’i permbushe ajo kriteret e percaktuara”.
Pyetjes nese anetaresimi ne NATO do te jete i dobishem per procesin e integrimit europian te Serbise, ambasadorja Vorlik iu pergjigj, duke theksuar se ky eshte nje vendim, te cilin duhet ta marre vete Serbia. “Mendoj se eshte e rendesishme qe te jemi krejt te qarte se dyert per anetaresimin e Serbise ne NATO jane te hapura, por se i takon vete Serbise qe te vendose per kete”, tha znj. Vorlik.
Ajo nenvizoi se e konsideron bashkepunimin mes NATO-s dhe Serbise nepermjet programit te Partneritetit per Paqeeshte mjaft i rendesishem dhe se, ne kuadrin e ketij programi, duhet te intensifikohen aktivitetet me pjesemarrjen e saj qe ai parashikon, gje qe do te jete me dobi per Serbine.
“Besojme se anetaresimi i Serbise ne NATO, padyshim, do te kishte nje rendesi te madhe. Por ne, ne te njejten kohe, e kuptojme se kjo eshte nje çeshtje e veshtire”, tha ambasadorja amerikane. Ne pergjigje te pyetjes se ne cilen menyre, SHBA do te mund ta mbeshtesnin procesin e integrimit europian te Serbise, znj. Vorlik theksoi se “nje numer i madh programesh ndihme, tanime, ne nje mase te konsiderueshme, jane fokusuar te reformat qe jane te domosdoshme te kryhen nga Serbia ne rrugen e saj drejt anetaresimin ne BE. Ne bashkepunim me qeverine serbe dhe me koleget e BE-se, ne duhet te shohim se çfare mund te bejme tjeter qe ta mbeshtesim vazhdimin e ketij procesi ne fushat e krijimit te shtetit ligjor, te reformave ekonomike dhe te tjera”, tha ajo.
E pyetur lidhur me rolin qe Serbia luan ne rajonin e Ballkanit, ambasadorja Vorlik vuri ne dukje se Serbia ka nje rol te rendesishem ne rajon dhe se eshte ne interes te saj qe te perqendrohet te zgjidhja e çeshtjeve te hapura me te gjithe vendet fqinje me te.
“Mendoj se Serbia mund te jape nje kontribut te rendesishem si per stabilitetin e rajonit, ashtu edhe per zhvillimin ekonomik te tij, nga i cili do te perfitonin te gjithe, ajo vete dhe vendet e rajonit”, vleresoi ajo. Sa i perket çeshtjes se Kosoves, ne intervisten e saj dhene agjencise serbe te lajmeve, “Beta”, znj. Meri Vorlik, e cila e filloi detyren e ambasadores se SHBA-se ne Beograd ne fund te muajit janar te ketij viti, vuri ne dukje se Uashingtoni dhe Beogradi tanime “kane rene dakord se nuk jane ne nje linje per Kosoven”, duke theksuar se kjo, megjithate, nuk do te thote se me zyrtaret serbe nuk mund te bisedohet per shume çeshtje te tjera, per te cilat ekziston nje interes i perbashket.
Top Channel