
Partia Socialiste e shikon projektligjin e ri per Sherbimin Informativ Shteteror si nje manover te kryeministrit Berisha per ta zaptuar ate duke kontrolluar ne kete menyre, sic tha Brace, prova qe ky institucion disponon per ngjarje te renda te ndodhura ne Shqiperi.
Nje nga keto ngjarje tha deputeti socialist eshte edhe tragjedia e Gerdecit apo edhe veprimtari te tjera me natyre ekonomike sic jane disa privatizime strategjike.
“Kryeministri nuk mund te toleroje kete fakt qe t’i filtroje informacioni deri ne mediat, ndaj natyrisht kerkon kontroll te plote mbi te gjitha informacionet qe vijne ne institucione te rendesise se vecante qe nuk jane ne sherbim te Berishes dhe qeverise se tij, por te shtetit shqiptar”, u shpreh Brace.
Deputeti socialist renditi edhe pikat qe sipas tij tregojne hapur tendencen e kryeministrit, ku perfshihen nderpreja e mandatit te drejtuesit aktual te SHISH-it pa arsye, venjen ne varesi te te gjithe veprimtarise se ketij institucioni, duke kaluar kontrollin nga parlamenti tek kryeministri.
Sipas Braces SHISH rrezikon te kthehet ne nje sherbim operacional policor me ngjyrim teresisht politik. Nje tjeter pike skandaloze e shtuar sipas Braces eshte edhe leja qe SHISH te mbledhe te dhena edhe per sherbime te vendeve te huaja.
Nje tjeter element tha Brace eshte deri edhe kontrolli qe kryeministri i ben marreveshjeve qe SHISH kryen me homologet e saj te vendeve te tjera. Sipas tij tendenca e kesaj qeverie eshte te vere nen kontrroll te gjithe sistemin e drejtesise ne vend.
Top Channel