Mancester Siti le pas Liverpulin

09/02/2010 23:40

Mancester Siti ka fituar 2-0 ndaj Boltonit dhe eshte ngjitur ne vendin e 4 me 47 pike, 3 me shume se Liverpuli qe tashme e sheh veten ne vendin e peste.

Edhe pse nuk ka bere nje loje te kenaqeshme skuadra e sheikeve arabe qe drejtohet nga Mancini ka arritur te triumfoje fale golave te argjentinasit Tevez ne pjesen e pare dhe te Adebajor ne te dyten.

Nderkohe ndeshja tjeter e Premier Liges, Portsmuth – Sanderland ka perfunduar ne barazim 1-1. Skuadra ku aktivizohet edhe shqiptari Lorik Cana kaloi e para ne avantazh me golin e Bent ne minuten e 12.

Por miqte nuk kane mundur te ruajne kete rezultat, pasi atehere kur pritej sinjalizimi i fundit i gjyqtarit, vendasit e Portsmuthit barazuan me Dindan, duke marre 1 pike qe nuk e leviz kete skuader nga vendi i fundit ne klasifikim.

Top Channel