Llogarite e kryeministrit

09/02/2010 20:00

Ne mbledhjen e grupit parlamentar te Partise Demokratike, kryeministri  Berisha tha se kishte lexuar parashikimin e rritjes ekonomike te Shqiperise nga banka europiane Unicredit, e cila ne vitin 2010 do te jete 9 perqind.

“Sipas vleresimeve te kesaj banke, me e besueshmja ne Evrope, Shqiperia do te kete kete vit nje rritje prej 9 perqind”, deklaroi Berisha.

Kete raport te Unicredit e zoteron edhe Top Channel dhe rritja ekonomike ne asnje te dhene nuk parashikohet te jete  9 perqind, por me e uleta e dekades se fundit, vetem 2 perqind.

Kryeministri tha se kishte lexuar gjithashtu se edhe vitin qe lame pas, rrtija ekonomike eshte teper optimiste. “Po kjo banke jep nje shifer per rritje te ekonomise me 7 perqind”, tha Berisha.

Edhe ne e lexuam te njejtin dokument qe i referohet kryeministri, por aty rritja parashikohet pak me shume se 3 perind.

Kur tha se rritja ekonomike per vitin 2010 do te jete 9 perqind, ndoshta kryeministri eshte ngaterruar ne lexim me vleren e Prodhimit te Pergjithshem Kombetar, qe sipas parashikimit te Unicredit do te jete rreth 9, por jo ne perqindje, por 9 miliarde euro, ose ndoshta rritja ekonomike prej 9 perqind kete vit eshte nje deshire e kryeministrit, edhe pse situata nuk te jep shume optimizem.

“Kur i lexova para dy ditesh, pershendeta parashikimin optimist dhe urova qe ta kemi”, u shpreh Berisha.

Banka Unicredit, ne raportin saj te fundit, e vlereson pozitivisht ecurine  ekonomike te Shqiperise ne kete kohe krize, por qe per hir te se vertetes rritjen ekonomike ne vitin 2010 e vlereson me vetem 2 perqind. “Vleresimet e saj ishin me maksimalet”, vleresoi Berisha.

Top Channel