Kushtetuesja shqyrton sot pronat e sindikatave

09/02/2010 08:25

Gjykata Kushtetuese nis sot shqyrtimin e nje tjeter ligji te rendesishem qe eshte  cilesuar nga qeveria si mjaft i rendesishem. Behet fjale per ligjin qe u heq pronat sindikatave, i cili do te nise te shqyrtohet sot, ne oren 10:00 nga Gjykata Kushtetuese. Ankimues te ketij ligji jane: Sindikata e Pavarur e Transportit; Konfederata e Sindikatave te  Shqiperise, Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Shqiperise, Sindikata Rajonale, Elbasan, te cilat kerkojne shfuqizim si antikushtetues te ligjit nr. 10159, date 15.10.2009 “Per shfuqizimin e ligjit nr. 8340/1, date 06.05.1998 Per rregullimin e pasojave qe kane rrjedhur nga zbatimi i Dekretit nr. 204, date, 05.06.1002 Per pasurine e sindikatave”.

Parlamenti miratoi pak kohe me pare ligjin qe lejon shtetezimin e pronave te sindikatave. Kjo eshte e percaktuar ne nenin 5 te projektligjit “Per shfuqizimin e ligjit per rregullimin e pasojave, qe kane rrjedhur nga zbatimi i dekretit nr. 204, per pasurine e sindikatave”.

Ligji parashikon qe pronat e reja te inventarizuara te shkojne per fondin e kompensimit fizik te ish-pronareve. “Fondi i pronave te paluajtshme shteterore te inventarizuara, ne perputhje me dispozitat e ketij ligji, vihen ne dispozicion, per kompensimin fizik, te ish-pronareve sipas ligjit, nr.9235, date 29.7.2004, per kthimin dhe kompensimin e prones, te ndryshuar, si dhe venien e tij ne dispozicion te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave”, thuhet ne nenin 5 te tij.

Pra nga ky “shtetezim” pritet te perfitojne ish-pronaret, te cilet duan te perfshihen ne procesin e kompensimit fizik. Keshilli i Ministrave duhet te nxjerre nje akt te veçante nenligjor per kalimin e ketij fondi ne llogari te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, per efekt te kompensimit fizik te prones.

Top Channel