
Kryeministri paraqiti dje me tone optimiste ecurine ekonomike te fillimvitit 2010, duke uruar per nje rritje te qendrueshme. Para deputeteve te PD-se, Sali Berisha permendi te dhenat e fundit te tregtise me jashte, te cilat jane dyfishuar ne avantazhin e biznesit shqiptar.
Duke marre per baze studimin e nje banke italiane qe nuk operon ne vendin tone, Kryeministri tha se parashikimet e rritjes ekonomike per 2009-n me 7 per qind jane plotesisht te qendrueshme dhe shtoi se 9 per qind kete vit do te jete i realizueshem.
Kryeministri vuri ne dukje se statistikat faktojne qe ne janarin e vitit 2009, Shqiperia eksportoi 56.7 mije ton mallra me nje vlere prej 1 miliard e 413 milione leke, kurse ne janarin e vitit 2010, eksportet shqiptare u rriten ne rreth 103 mije ton.
Kjo rritje ne tonazh, theksoi Kryeministri, ne menyre te perpikte dhe akoma me te thelle ndjek rritjen ne vlere nga 1 miliard e 400 milione te janarit te vitit 2009, ne 3 miliarde e 455 milione leke te ketij viti, pra mbi 100 per qind.
“Per hir te se vertetes, edhe ne sektorin e rieksportit, ku jane mbi 100 mije shqiptare te punesuar, pritet nje vit i bardhe, i bardhe si debora e Dajtit, te cilen pata kenaqesine e madhe ta shijoj. Duhet ta dini se nga te gjitha bulevardet e natyres, per mua debora eshte bulevardi i te gjitha bulevardeve”, veçoi Kryeministri.
Rieksportet ne vitin 2009 kane qene 6.2 mije ton me nje vlere prej 5.2 miliarde, kurse ne vitin 2010 vlera e tyre eshte rritur ne 6 miliarde. Pra ka nje rritje ne muaj prej 800 milionesh dhe nje rritje prej rreth 17 apo 18 per qind krahasuar me janarin e vitit te kaluar, çka do te thote se ka nje shtim te sigurt te vendeve te punes. “Te nderuar deputete, ky eshte nje fillim shume i mbare. Ekonomia shqiptare eshte entuziaste, ndoshta nuk kam statistika te tjera, por jam i sigurt se nuk ka vend tjeter qe shenon dyfishimin e eksporteve ne janarin e 2010-s. Pra nis nje vit shume i mbare”, perfundoi kreu i qeverise.
Top Channel