KE dhe SHBA: Te shqetesuar per SHISH

09/02/2010 19:50

Komisioni Europian dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes konfirmojne shqetesimet per ligjin e ri te Sherbimit Informativ Shteteror.

Amendamentet jane hartuar nga qeveria dhe pritet te miratohen ne Kuvend, por diplomate te huaj, te cituar nje dite me pare nga Top Channel, shprehen kritika dhe shqetesimin se me keto ndryshime, sherbimi sekret shqiptar vihej ne varesi politike te kryeministrit, duke shkelur parimet e nje shoqerie demokratike.

Ne reagimin zyrtar, Komisioni Europian ka nenvizuar standartet europiane qe synon te arrije Shqiperia, por edhe kushtezimin e integrimit europian me respektimin e ketyre sdandarteve.

Ndersa Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane theksuar pervec aspiratave europiane dhe detyrimet euroatlantike te Shqiperise, si vend anetar i NATO-s.

Duke iu pergjigjur nje kerkese te Top Channel, ambasadori i delegacionit te Komisionit Europian ne Tirane, Helmut Lohan i komentoi keshtu ndryshimet e fundit ne ligjin per SHISH:

“Ne procesin e pergatitjes se opinionit per kerkesen e Shqiperise per anetaresim ne Bashkimin Europian dhe vleresimit te kritereve politike, Komisioni Europian merr ne analize edhe ceshtje te tilla si per shembull kompetencat e Sherbimit Informativ ne nje shoqeri demokratike, llogaridhenien dhe kontrollin e tij”.

Po per Top Channel reagoi nje dite me pare edhe ambasada e Shteteve te Bashkuara ne Tirane. Zedhenesi i ambasades beri kete koment:

“Lidhur me projektligjin per Sherbimin Informativ, eshte nje çeshtje me rendesi qe meriton te shqyrtohet me kujdes dhe durim. Shqyrtimi duhet te marre parasysh aspiratat euro-atlantike te Shqiperise dhe detyrimet e saj si nje aleat i NATO-s”.

Partneret nderkombetare jane te shqetesuar nga ndryshimet. Me variantin e ri, SHISH behet kompetent per te mbledhur informacion per njohjen, parandalimin e krimit te organizuar, te kontrabandes, pastrimit te parave dhe me kryesorja, per korrupsionin e personave qe ushtrojne funksione publike.

Varianti i ri i ligjit thekson edhe me shume varesine e agjencise nga kryeministri. Jo se SHISH deri me sot ka qene i pavarur nga kryeministri, por me ligjin e ri kreu i qeverise mund t’i kerkoje drejtorit te SHISH-it informacione dhe raportime ne cdo kohe dhe per cdo ceshtje qe lidhet me veprimtarine e agjencise.

Po ashtu, per te mbledhur informacion nga agjencite e huaja partnere, sherbimit i duhet miratimi i kryeministrit. Partneret nderkombetare pyesin se ku te con kjo?

Ata mendojne se ndryshimet rrezikojne te cenojne profesionalizimin e sherbimit sekret dhe ta vene ate nen nje ndikim te paster politik.

Madje ambasadori Lohan ne pergjigjen e tij le te kuptohet se nese miratohet ne kete forme, ligji do te kushtezoje edhe integrimin e metejshem te Shqiperise.

Top Channel