Islami: Negociatat te Topi do te jene te veshtira

09/02/2010 08:50

Deputeti socialist, Kastriot Islami, komenton situaten politike ne vend, duke u ndalur te qendrimet e Partise Socialiste ne prag te negociatave te Presidenti.

Ne nje interviste per radion “Europa e lire”, Islami u shpreh se opozita duhet te futet ne Parlament dhe njekohesisht duhet ngritur nje komision hetimor, por rezultatin e negociatave Islami e shikon te veshtire.

“Eshte pranuar amendamenti i Partise Demokratike ne perputhje me vendimet e Gjykates Kushtetuese dhe, brenda ketij kuadri, natyrisht duhet gjetur zgjidhja per ta kthyer vendin nga nje krize politike ne nje normalitet, qe, ne fund te fundit, eshte zhvillimi i demokracise parlamentare”, tha ai.

I pyetur mbi akuzat e Rames ne adrese te deputeteve te LMN-se, Islami tha se eshte qellimi i Berishes per te perçare PS, dhe Rama po e perçon me se miri kete qellim. “Disa nga njerezit qe ka sjelle zoti Rama, fatkeqesisht edhe me sjelljen e tij dhe ne menyren e qeverisjes se tij, ai kerkon t’i vendose te gjithe personazhet me identitet te Partise Socialiste ne rresht dhe sipas menyres se veprimit qe qeveris bashkine – gje qe nuk mund te ndodhe ne ndonje parti politike dhe kjo do te jete edhe per shume kohe e pasuksesshme ne PSSH”, tha ai.

Sakaq, Islami tha se ne qofte se Partia Socialiste nuk do te kthehet ne racionalitet ne kete moment, nuk eshte me çeshtja e respektimit apo jo te bojkotit, eshte çeshtja e respektimit te Kushtetutes dhe e futjes se vendit ne nje krize shume me te rende, sesa ajo qe eshte politike tani per tani. “Besojme se pjesa me e madhe grupit, une besoj i gjithe grupi, nuk do te lejoje qe Partia Socialiste te shkoje ne kete rruge, sepse shanset e suksesit te saj jane shume te rrezikuara, ne qofte se do t’i futej kesaj rruge. Keshtu qe ne kete kuptim, mendoj se edhe opsioni me i mundshem duket se do te jete qe grupi te futet nje dite dhe te ribojkotohet, ndonese edhe ky opsion qe te vazhdohet bojkoti duke e respektuar Kushtetuten, do te jete prape nje opsion me moral shume te dobet dhe lehtesisht i goditshem”, deklaroi ai.

Top Channel