
Zona e Gerhotit ne Gjirokaster perfaqeson nje lagje totalisht informale te qytetit. Ketu banoret e mberritur nga zona te ndryshme te jugut te vendit kane hedhur themelet e banesave te tyre gjate dekades se fundit, ndersa shumica e tyre mbeten ende te palegalizuara.
Qamile Tolaj me e moshuara e kesaj familjeje thote se kane mberritur ketu vite me pare nga fshati Shtepez prane Gjirokastres dhe ende po presin per legalizimin e baneses.
Nga ana tjeter Drejtori Rajonal i ALUIZN-it ne Gjirokaster Sedat Mezini thote se numri i vogel i vetedeklarimeve per legalizim nuk po cel rrugen per urbanizim ne kete zone.
“Te gjitha ato ndertime qe ndodhen ne Kodren e Shtufit, ka shume ndertime informale dhe jane pjese e njesise sone sepse shume nga banoret atje nuk kane qene te sensibilizuar te bejne vetedeklarimin. Sa per urbanizmin e zones behet nje here legalizimi i ketyre shtepive dhe pas kesaj do fillohet me projektin e urbanizmit”, u shpreh Mezini.
Megjithese tashme ne kete lagje pa emer jetojne gati 200 familje e gjithe zona eshte jashte cdo standarti urbanizimi.
Top Channel