Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka deklaruar se qeveria e drejtuar prej tij eshte e angazhuar per zbatimin e plote te strategjise per integrimin e veriut.

Duke folur nga Vjena, Thaci eshte shprehur se mungesa e rendit dhe ligjit ne veri te Kosoves i ka kushtuar humbje te medha shtetit te ri, si ne aspektin politik, ashtu edhe ne ate financiar.

“Do te jemi te kujdesshem dhe te durueshem, por te vendosur per zbatimin e ligjit ne veri te Kosoves, ashtu sic e parashikon Kushtetuta, plani gjitheperfshires per statusin dhe rezoluta 1244 e OKB-se”, ka pohuar Thaci.

Me tej kryeministri kosovar ka shtuar se Kosova eshte nje shtet i ri qe ka problemet e veta, por ka arritur edhe progrese qe pas shpalljes se pavaresise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA