Ndryshimet ne ligjin per Sherbimin Informativ Shteteror shqetesojne nderkombetaret. Top Channel ka mesuar se diplomacia e huaj ne Tirane eshte vene ne levizje per te ndikuar ne ndryshimin, korrigjimin apo deri edhe ne ndalimin e miratimit te amendamenteve te hartuara nga qeveria, duke nisur nga ai per mandatin pese vjecar deri te format e reja te varesise qe keto ndryshime sjellin.
Burime per Top Channel treguan se shqetesimet e diplomateve dhe organizatave qe asistojne Shqiperine ne hartimin e ligjeve, pas ekspertizes qe i kane bere amendamenteve lidhen me faktin se Sherbimi Informativ Shteteror rrezikon me keto ndryshime profesionalizmin dhe renien ne varesi politike.
Ne projektligjin e ri thuhet se, “drejtori i SHISH i paraqet kryeministrit nje raport vjetor per punen e sherbimit, si edhe i raporton atij ne cdo kohe dhe per cdo ceshtje qe lidhet me veprimtarine e tij”.
Ne ligjin ekzistues kjo pike ka qene e percaktuar ndryshe. “Drejtori i SHISH informon dhe raporton te presidenti i Republikes dhe te kryetari i Keshillit te Ministrave per probleme qe lidhen me sigurimin kombetar”.
Nisur nga ndryshimi i nenit 5, vihet re qarte se sherbimi sekret krijon nje varesi direkte nga kryeministri, ku kryetari i Sherbimit Informativ pergjigjet ne cdo kohe dhe menyre vetem perpara kryeministrit, duke e sanksionuar kreun e qeverise ligjerisht si eprorin e tij direkt.
Por jo vetem kaq. Ne ndryshim nga ligji ekzistues, Sherbimi Informativ Shteteror ndryshon ne menyre thelbesore edhe objektin e punes se tij.
Ne objektin e ri te punes se sherbimit, krahas sigurise kombetare, shtohet nje nen ku thuhet se: “Sherbimi Informativ i Shtetit ka per detyre te mbledhe informacion per njohjen, zbulimin, parandalimin e krimit te organizuar, te kontrabandes, pastrimit te parave, si edhe per korrupsionin e personave qe ushtrojne funskione publike”.
Nje pike kjo, qe nese keqinterpretohet ne cdo rast mund te sjelle ne mendje kohe te shkuara ne Shqiperi. E qe per ekspertet e huaj, jurudikisht dhe politikisht, cilesohet si e dyshimte. Sidomos ne kontekstin e venies ne varesi politike te sherbimit sekret shqiptar.
Ne nenin 5 te ligjit ekzistues thuhet se: “kryetari i Sherbimit Informativ Shteteror pergjigjet per mbledhjen, analizimin dhe shperndarjen e informacionit, i cili duhet te jete objektiv dhe i pavarur nga konsideratat politike, si dhe mbron metodat dhe burimet e informacionit nga nderhyrjet e paautorizuara”.
Ne draftin e ri nenvizohet se: “Sherbimi Informativ Shteteror ne funksion te realizimit te detyrave te tij, mund te bashkepunoje, me miratimin e kryeministrit me sherbime informative te vendeve te huaja”.
Nje tjeter pike kjo qe sanksionon serish nderhyrjen e kryeministrit ne punen e sherbimit. Neni 5 sanksionon gjithashtu edhe mandatin e kreut te Sherbimit Informativ Shteteror.
“Drejtori qendron ne detyre me nje mandat 5 vjecar me te drejte riemerimi vetem nje here”. Kjo pike ve ne pikepyetje rolin e drejtorit aktual te SHISH, Bahri Shaqiri, i cili aktualisht gezon mbeshtetje mes nderkombetareve, te cilet e shohin me jo pak dyshim cdo tentative per shkarkimin apo zevendesimin e tij.
Nisur nga sa me siper, Top Channel ka mesuar se nderkombetaret kane nxituar te ushtrojne presion mbi qeverine shqiptare per te rimarre ne konsiderate ndryshimet.
Amendamentet, sipas diplomateve te huaj, rrezikojne te cenojne profesionalizimin e sherbimit sekret dhe ta vene ate nen nje ndikim te paster politik.
Burime te sigurta i shprehen Top Channel shqetesimin e nderkombetareve, sipas te cilit ky ligj nuk te con ne drejtimin e duhur.
Ne perendim sherbimet e inteligjences dhe policia mundohen te mbahen sa me te pavarura, nderkohe qe sipas te huajve, ne Shqiperi, me ndryshimet e reja, varesine dhe kompetencat qe merr sherbimi informativ, kufijte mes pavaresise dhe politikes rrezikojne te shkelen.
Vendet e NATO-s kane shpenzuar kohe dhe resurse per te rritur profesionalizmin e Sherbimit Informativ Shteteror, thane burimet.
Dhe Shqiperia si vend anetar i NATO-s eshte angazhuar te respektoje standartet demokratike dhe moderne, nderkohe qe keto ndryshime ne kete ligj te rendesishem cilesohen si nje hap pas.
Pika tjeter ku te huajt duken dyshues eshte koha e zgjedhur per te realizuar ndryshimet ne ligj. Ne vend ka nje krize politike dhe situata politike eshte mjaft e acaruar.
Po ashtu, po zhvillohen perpjekje si nga presidenti i Republikes dhe faktori nderkombetar per zgjidhjen e kesaj krize. Kurse ky ligj, sipas te huajve, synon ta terheqe edhe vemendjen nga keto probleme te rendesishme.
Per arsyet me siper duket se shqetesimi i te huajve nuk ka mbetur vetem ne nivelin e eksperteve. Ambasadoret e Komisionit Europian e te Spanjes, Lohan dhe Montobio, si edhe ai amerikan Withers kane zhvilluar javen e kaluar takime me kryeministrin Berisha, me te cilin jane diskutuar pikerisht kundershtite e tyre per kete ligj.
I pyetur nga Top Channel per te komentuar keto takime, nje zedhenes i ambasades se SHBA deklaroi: Qeveria amerikane konsultohet rregullisht me qeverine e Shqiperise mbi nje game te gjere ceshtjesh. Ne nuk komentojme hollesi te ketyre diskutimeve. Lidhur me projektligjin per sherbimin informativ, eshte nje ceshtje me rendesi qe meriton te shqyrtohet me kujdes dhe durim. Shqyrtimi duhet te marre parasysh aspiratat euro-atlantike te Shqiperise dhe detyrimet e saj si nje aleat i NATO-s.
Ceshtja qe shtrohet eshte se sa dhe si ato do te merren parasysh.
Top Channel