Presidenti ne ikje i Kroacise, Stipe Mesic ka deklaruar se tashme ceshtja e kufijve ne Ballkan eshte zgjidhur perfundimisht.

Mesic eshte shprehur se, nuk eshte e thene qe Serbia te njohe Kosoven dhe ka nenvizuar se ajo nuk duhet te pengoje shtetet e tjera te rajonit te komunikojne me te.

“Persa u perket kufijve ne hapesiren e Evropes juglindore, kjo ceshtje eshte perfundimisht e zgjidhur. Pra, arkitektura e hapesires sone ka perfunduar. Ndersa persa i takon marredhenieve mes Kosoves dhe shteteve te tjera, ato percaktohen me ane te marreveshjeve. Beogradi nuk eshte e thene ta njohe Kosoven, por nuk duhet te pengoje te tjeret qe te komunikojne me te”, ka pohuar Mesic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA