Kryetari i PBDNJ-se, Vangjel Dule ka theksuar se tryeza e presidentit te Republikes eshte rruga e duhur per gjetjen e zgjidhjes se krizes politike ne vend.
Sipas tij, tavolina duhet patjeter te nxjerre nje zgjidhje ne menyre qe ne Shqiperi te mos kete me manipulime ne zgjedhje.
“Tryeza eshte rruga e duhur, por qe ka ardhur me shume vonese. Ajo ka bere nje xhiro te gjate duke filluar ne Tirane duke shkuar ne Bruksel, per te ardhur serish ne Tirane”, eshte shprehur Dule ne emisionin “Shqip” ne Top Channel.
“Tavolina mund te sjelle sukses, por edhe deshtim. Rreziku me i madh eshte kur gjendet nje zgjidhje qe ne te vertete nuk ka nje zgjidhje. Eshte e rendesishme qe kjo tavoline te dale me nje zgjidhje”, tha Dule.
Nderkohe lideri i G99-es, Erion Veliaj ka theksuar se ka ardhur koha qe te thuhen te vertetat.
“Roli i presidentit nuk duhet te vihet ne dyshim, pasi ai eshte nje institucion. Kemi nje dopio standard me te verteten, kemi nje PD qe thote se ka nje vendim te gjykates te formes se prere, por ajo cka ne kerkojme nuk ka lidhje me kete vertete. Ka ardhur koha qe te vertetat te thuhen”, theksoi Veliaj.
Top Channel