Tjeter barazim per Juventus

07/02/2010 10:10

Ka marre barazimin e dyte si trajneri i Juventusit, Alberto Zakeroni, i cili nuk ka arritur as ne kete jave te rikthej te fitorja “zonjen e vjeter”.

Kane qene vendasit ata te cilet kaluan te paret ne avantazh me Antonio Filipinin ne minuten e 26-te, duke perseritur te njejten ndeshje si me Milanin nje jave me pare edhe pse ky avantazh per Livornon zgjat pak minuta.

Ne mbyllje te 45 minutave Legrotalje nga nje rremuje ne zone godet me koke duke shenuar golin e barazimit.

Ne pjesen e dyte i vetmi rast per t’u permendur ka qene kartoni i kuq i Felipe Melos ne minuten e 82-te pasi rezultati mbeti i pandryshuar 1-1, duke i ndare skuadrave nga nje pike qe nuk i vlente per asgje.

Nderkohe Palermo ka arritur te fitoje 2-1 ndaj Parmes.

Mikoli zhbllokon rezultatin ne minuten e 10-te, por skuadra mike barazon me Kavanin ne minuten e 63-te.

Ne mbyllje te kesaj ndeshjeje, insiston Palermo dhe gjen edhe golin e dyte me Fabio Simplision ne minuten e 87-te.

Keto tre pike e ngjisin ne vendin e peste Palermon qe ne kete jave te 23-te le Juventusin perkohsisht ne vendin e gjashte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA