Me shume se gjysma e fermereve greke vazhdojne prej disa javesh protesten e tyre per te perfituar politika ndihmuese prej qeverise se Athines.

Vendimi u mor gjate mbledhjes se organizatoreve te protestes te cilet pas bisedimeve me autoritetet javen e shkuar mbeten te pakenaqur me masat e propozuara prej qeverise.

Por pakenaqesia nuk ka qene e njetrajteshme. Gjysma e fermereve vendosen braktisjen e protestes duke terhequr prej rrugeve kombetare traktoret e tyre.

Sipas perllogaritjeve bllokimi i rrugeve prej fermereve, mes te cilave edhe me e rendesishmja ajo qe lidh vendin helen me Bullgarine i ka sjelle Greqise ne pak kohe nje kosto financiare prej 500 milion eurosh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA