Euro 2012, Shqiperia ne grupin D

07/02/2010 13:20

Franca, Bosnja, Rumania, Bjellorusia dhe Luksemburgu jane kundershtaret e kombetares shqiptare ne eleminatoret e Euro 2012 qe do te startojne ne shtator te ketij viti.

Shorti i hedhur ne Varshave i ka vendosur kuqezinjte e drejtuar nga kroati Josif Kuzhe ne grupin D. Te qenurit ne vazon e peste na ka vene perballe skuadra te forta, si Franca e Domenek dhe surprizen e elemintoreve te boterorit 2010, Bosnjen, duke mos harruar dhe Bjellorusine e Rumanine me te cilat kemi kujtime te hidhura, pas humbjeve ne Tirane dhe shkaterrimit ne Bukuresht, te dyja keto sollen dhe largimin e Otto Baric nga pankina e kombetares shqiptare.

Ne grupin A ndodhet, Gjermania, Turqia Austria, Belgjika, Kazakistani dhe Azerbajxhani. Kundershtare te lehte ka rezervuar shorti per Rusine, ne Grupin B qe do te kete perballe Sllovakine, Irlanden, Maqedonine, Armenine dhe Andorren. Italia e Lipit ben pjese ne grupin C se bashku me Serbine, Irlanden e Veriut, Sllovenine, Estonine dhe ishujt Faroe.

Grupi me i forte i ketyre eleminatoreve, te pakten ne leter duket grupi E ku ndodhen Holanda, Suedia, Finlanda, Hungaria, Moldavia dhe San Marino.

Ne Grupin F, Kroacia dhe Greqia do te jene ato qe do te luftojne me shume per vendin e pare, nderkohe qe bashke me to ne kete grup ndodhen edhe Izraeli, Letonia, Gjeorgjia dhe Malta.

Anglia e Fabio Kapelos duket e favorizuar nga ky short pasi ne grupin G ka perballe Zvicren, Bullgarine, Uellsin dhe Malin e Zi. Portugalia dhe Danimarka perseri do te vihen perballe njera-tjetres. Kete radhe te dyja keto skuadra do te kerkojne kualifikimin direkt per ne fazen finale te Euro 2012.

Kampiona e Europes ne fuqi, Spanja ndodhet ne Grupin I se bashku me Cekine, Skocine, Lituanine dhe Lihtenshtejnin. Ne fazen finale, qe do te zhvillohet ne Poloni dhe Ukraine do te kualifikohen direkt skuadrat e para te cdo grupi dhe ekipi i vendit te dyte me rezultatet me te mira. Pjesa tjeter e skuadrave te vendit te dyte do te luajne ne fazen e plejoffit ne muajin nentor 2011.

Top Channel