Strukturat e inteligjences serbe jane plotesisht te angazhuara ne kerkimet per arrestimin e te kerkuarve nga Gjykata e Hages, Ratko Mlladic dhe Goran Haxhic, te akuzuar per krime lufte.

Kete garanci e ka dhene prokurori per krimet e luftes, Vladimir Vukcevic ne nje interviste per gazeten vendase “Vecernje Novosti”. Sipas tij, informacionet e deritanishme nuk kane cuar ne gjetjen e dy te kerkuarve. Mlladic dhe Haxhic jane respektivisht ish shefi i ushtrise serbe te Bosnjes dhe ish shefi politik i serbeve te Kroacise.

Te dy akuzohen per genocid dhe krime kunder njerezimit gjate luftes se viteve ’90 ne Ballkan qe shenoi fillimin e shperberjes se Jugosllavise. Serbia ka arrestuar dhe dorezuar 44 nga 46 kriminelet e luftes te kerkuar nga Gjykata e Hages.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA