Pavaresisht se prej mese nje muaji radhet e gjata neper Drejtorite e Policive ne rrethe kane ngritur shqetesimin e mos pajisjes ne kohe me pasaporten biometrike, askush nuk i ka njoftuar shqiptaret se afati per terheqjen e ketij dokumenti nga 15 dite qe ishte eshte shtyre ne gati nje muaj.
Top Channel u informua per shtyrjen e ketyre afateve nga policite ne qarqe te ndryshme, te cilat nuk mund te japin nje version zyrtar, por jo zyrtarisht konfirmojne se po verejne vonesa te dergimit te ketij dokumenti ne zyrat e tyre ndersa qytetaret jane te painformuar per ndryshimin e afateve.
Konkretisht koha per te marre pasaporten e re eshte me kater jave vonese dhe ka raste qe shkon edhe ne me shume se nje muaj. Jo zyrtarisht kjo vonese ne prodhimin e pasaportes biometrike nga kompania franzece Sagem eshte lidhur me fluksin e emigranteve qe aplikuan gjate festave te fund vitit per dokumentin e identifikimit.
Por ndersa qytetaret ankohen per radhet e gjata, madje ne rrethin e Korces dhe te Vlores ata kane protestuar per kete anomali, nuk ka asnje version zyrtar apo nje njoftim per te vene ne dijeni shtetasit se kush eshte pragu kohor brenda te cilit ata duhet te paraqiten ne polici per te terhequr pasaporten.
Probleme me radhet jane hasur gjate janarit dhe fillimit te ketij muaji ne te gjitha rrethet e vendit.
Top Channel