Vlore, shirat permbytin rruget kryesore

06/02/2010 09:25

Reshjet e dendura te shiut qe kane perfshire jugun e vendit kane permbytur lagjet kryesore te qytetit te Vlores.

Sipas informacioneve te fundit, uji ka vershuar ne lagjet “Pavaresia” dhe “Isa Boletini”, si dhe ne rrugen prane “Skeles” dhe ne kryqezimin ne lagjen “Cole”.

Nuk kane mbetur pa u prekur edhe rruget prane universitetit “Ismail Qemali” dhe ato prane kishes ortodokse.

Permbytjet masive kane shkaktuar gjithashtu probleme te medha ne qarkullimin e automjeteve.

Top Channel