Superliga, tension ne Lac, Vllaznia mund Tiranen

06/02/2010 18:30

Lacianeve u ka mjaftuar nje 11-metersh ne minuten e 56-te qe u shnderrua ne gol nga Nora, per te regjistruar nje tjeter fitore ne kete jave te 20-te te Superliges.

Anesori Tartari ka qene ai qe ka vene re kete 11-metersh qe ka sjelle edhe golin e vetem te ketij takimi. Kane qene te shumta rastet si per Lacin ashtu edhe per Shkumbinin, sidomos ne pjesen e dyte, por rrezultati mbeti i pandryshuar deri ne vershellimen perfundimtare te gjyqtarit Pashaj.

Ne fundin e ndeshjes eshte krijuar tension ne fushen e lojes ku ne fushe ka zbritur deputeti i Peqinit, Dashnor Sula me nje pjese te stafit te ekipit te Shkumbinit duke akuzuar e ofenduar gjyqtarin e takimit qe me veshtiresi ka arritur te dale nga fusha e blerte. Nderkohe, ne Korce eshte anuluar ndeshja mes Skenderebut dhe Teutes per shkak te debores qe kishte rene e kishte mbuluar stadiumin e Korces, duke e bere te pamundur zhvillimin e kesaj ndeshjeje mes ketyre dy skuadrave.

Nderkohe perballja me e forte e kesaj fundjave ajo mes Tiranes dhe Vllaznise ka perfunduar me rezultatin 0-1 per skuadren shkodrane, gol i cili u shenua nga Bala, por organizatoret dhe kompania e cila ka trasmetuar kete ndeshje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA