
Ervin Skela do te kthehet ne Kotbuz per here te pare si kundershtar. Mesfushori kuqezi, i rikuperuar plotesisht nga viroza stinore deklaroi: “Jam gati dhe ne forme optimale per te ndihmuar Koblencin”.
Gjithsesi, situata e 33-vjeçarit eshte delikate, pasi me trajnerin Sander ai nuk ka luajtur asnjehere ne formacionin titullar.
Vlonjati pritet ta nise edhe sfiden ne “Stadion der Freundshaft” nga pankina, por emocionet jane te medha. “Nuk kam asnje problem me trajnerin. Ne klubet e meparshme ku kam luajtur, jam aktivizuar rregullisht. Natyrisht qe dua te jem serish titullar, mbi te gjitha ne sfiden me Kotbuz”, shtoi fantazisti shqiptar.
“Ndeshja kunder Energi do te jete mjaft e veçante per mua: me golat dhe lojen time kam kontribuuar qe klubi te luante tri vjet radhazi ne Bundeslige”. Nje problem me shume per Skelen mund te jete afrimi i boshnjakut Anel Xhaka te Koblenci, por kuqeziu shfaqet i qete: “Lojtare cilesore si Xhaka mund ta ndihmojne skuadren ne luften per mbijetese”.
Top Channel