Mungesa e te ardhurave “penalizon” bizneset

06/02/2010 08:20

Mungesa e te ardhurave ne buxhet ka rritur presionin e organeve te fiskut ndaj bizneseve. Hapesirat qe jep ligji i procedurave tatimore dhe kodi doganor po perdoren masivisht per te plotesuar diferencen qe mungon nga plani i te ardhurave.

Pas tatimeve, tashme dhe doganat kane hartuar “listen e zeze” me subjektet qe duhet te shlyejne detyrimet e prapambetura.

Skema e sigurimit te te ardhurave kalon permes Kontrollit te Larte te Shtetit, raportet e te cilit perdoren nga dogana si mjet per te vjele detyrimin.

Aktualisht jane ne liste mbi 180 subjekte te medha, te cilat duhet te paguajne detyrimet (gjobat), vlera e te cilave arrin ne disa miliona dollare.

Te dhenat e fundit nga tatimet dhe doganat nuk paraqesin nje situate pozitive me realizimin e planit.

Shkak eshte bere kriza ekonomike, e cila ka bllokuar me mijera biznese, duke mos mundur te sigurojne te ardhura te mjaftueshme per buxhetin e shtetit.

Dje, grupe te ndryshme tatimore kane kryer kontrolle per vendosjen e kasave fiskale. Ndryshimi i fundit ligjor me pajisjet fiskale rrit tej mase shkallen e ndeshkimit, deri ne mbyllje te aktivitetit.

Deri ne muajin nentor 2009, tatimet kishin vendosur rreth 700 gjoba sa i takon kasave fiskale.

Top Channel