Lind “Fronti per Shqiperine”

06/02/2010 15:15

Kampi opozitar po pergatitet per nje zhvillim te rendesishem brenda tij. Burime per Top Channel konfirmuan se tryeza e aleateve, e fiksuar per te henen, do te zgjerohet me grupe interesi, qe, te pakten publikisht, kane qene ne qender te vemendjes se opozites gjate zgjedhjeve te fundit.

Ish-pronare, pensioniste, ish-ushtarake, minatore do t’i bashkohen nje fronti me te gjere, qe Edi Rama ne Durres e quajti “Fronti per Shqiperine”.

“Pershkallezimi i protestes ka zgjeruar frontin e aleances sone mes partish, ka zgjeruar edhe frontin edhe me perfaqesues te shoqerise, shoqata apo persona dhe shume shpejt ky front i ri per Shqiperine do te jete publik pertej partive politike pertej cdo kufiri qe na ndan ne kushte normale po nuk ekziston ne kushtet kur duhet te garantoje liri dhe demokraci per te gjithe”, u shpreh Rama.

Zyrtarisht funksionimi i ketij fronti do te behet i ditur ne ditet ne vijim. Fronti synon bashkimin e te gjithe segmenteve te opozites, te majte e te djathte. Burime per Top Channel konfirmojne se ky front eshte zgjerimi i idese se federates se majte, e cila qarkullonte prej kohesh sidomos mes aleateve te vegjel te socialisteve. Ketij bashkimi opozitar, do t’i bashkohen edhe Spartak Ngjela dhe Nard Ndoka dhe sindikatat dhe organizatat e tjera shoqerore e politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA