
Qe prej nje dekade, ne ditet e fundit te dhjetorit apo ne ditet e para te janarit, te gjithe ministrat kryenin nje parade te pervitshme mediatike ku raportonin para publikut per punen e tyre gjate vitit te fundit.
Raportimet qene zakonisht fjalime te pafundme vetelavderimesh dhe statistikash te fryra. Por kete vit, diçka e papare qe prej nje dekade ndodhi. Asnje ministri nuk kreu analizen e zakonshme vjetore.
Vetem Kryeministri Sali Berisha mbajti dhjetorin e kaluar nje fjalim ku foli “per sukseset spektakolare te vitit 2009”.
Berisha ftoi edhe ministrat e tjere te kabinetit te bejne analizat vjetore. Fjalimi i tij prej 13 faqesh dhe qe zgjati mbi dy ore, permendi nje pafundesi arritjesh.
Por asnje nga ministrat nuk e degjoi. Vetem disa institucione te nivelit te dyte organizuan raportin vjetor.
“Pjeserisht ministrat harruan te bejne analizat, sepse qene te zene me emergjencen e permbytjeve. Pjeserisht nuk e bene se nuk kishin shume per te thene”, komentoi nje zyrtar i larte i Kryeministrise ne kushtet e anonimitetit.
Top Channel