
Ne prag te shortit qe do te hidhet neser ne Varshave, e gjithe vemendja eshte perqendruar te kundershtaret e ardhshem te Shqiperise ne eliminatoret e Euro 2012.
Pas trajnerit Josip Kuzhe dhe presidentit te FSHF-se, Duka, edhe mbrojtesi Armend Dallku ka zbuluar preferencat e tij per skuadrat qe deshiron te kete perballe. Nga “kokat e grupeve”, 26-vjeçari kosovar deshiron qe te luaje me Italine ose Francen, dy prej emrave me te medhenj ne Kontinentin e Vjeter, te cilat jane edhe kampionia dhe nenkampionia ne fuqi te botes.
“Shpresojme te perballemi me nje prej perfaqesueseve te famshme europiane, si Italia, Franca apo ndonje skuader tjeter. Nese shorti do te na vendose kunder skuadrave te tilla, edhe per ne futbollistet, motivimi do te jete me i madh; do te luanim dukshem me mire. Kjo per arsyen se deshirojme te tregojme se edhe ne dime te aplikojme nje futboll me nivel te larte”, deklaroi Dallku per te perditshmen kosovare “Express”.
Lojtari i krahut te djathte ne repartin difensiv te Kombetares ka folur edhe per skuadrat qe do te ishte me mire te evitoheshin: sipas tij, ekipet skandinave jane shume te veshtira per Shqiperine dhe per te konfirmuar kete fakt, mjafton te shohesh bilancin e perballjeve.
“Kombetarja jone ka bilanc negativ me perfaqesueset e vendeve skandinave, si Suedia, Danimarka, etj. Per kete arsye, shpresojme t’u shmangemi ketyre kundershtareve”, theksoi Dallku, i cili shtoi: “Kur hidhet shorti, te gjitha kombetaret kane shanse te barabarta per kualifikim. Une shpresoj te kemi fat me goglat, ne menyre qe kundershtaret te jene te perballueshem dhe te realizojme endrren qe Shqiperia te kualifikohet”. Ne fund, lojtari i Vorsklas foli edhe per kroatin Josip Kuzhe: “Trajneri po punon mire me skuadren. Ai ka nje program shume te mire, ka afruar lojtare te rinj dhe kjo eshte mjaft pozitive”.
Top Channel