Asambleja Zgjedhore e FSHF-se, me 9 mars

06/02/2010 13:25

Asambleja e Pergjithshme Zgjedhore e FSHF-se do te zhvillohet me 9 mars 2010. Kjo eshte data e percaktuar nga Komiteti Ekzekutiv per te percaktuar kreun e ri te institucionit qe drejton futbollin shqiptar, i cili vendosi qe punimet te zhvillohen ne hotelin “Adriatik” ne Durres.

  • Kur mungon diçka me shume se nje muaj nga Asambleja, presidenti aktual, Armand Duka, ende nuk eshte shprehur zyrtarisht nese do te rikandidoje, nderkohe qe (pavaresisht emrave qe perfliten) mbeten per t’u percaktuar edhe kandidatet e tjere per kete post.

Ne mbledhjen e djeshme te Ekzekutivit jane marre vendime edhe rreth çeshtjeve te tjera te sportit me popullor ne vend. Per miqesoren e 3 marsit me Irlanden e Veriut, biletat e stadiumit do te kene çmime “popullore”.

Nje vend ne tribunen kryesore te stadiumit do te kushtoje 2 mije leke te reja, ne tribunen D2 bileta kushton 500 leke, per tribunat D1 dhe D3 vetem 300 leke, ndersa mbrapa portave (tribunat C dhe E) kostoja e biletave eshte 100 leke te reja. Nje metode e perdorur shpesh nga FSHF-ja, per te afruar sa me shume tifoze, edhe pse ndeshja ka thjesht karakter pergatitor, per eliminatoret e Europianit 2012. Gjithashtu eshte miratuar edhe pjesemarrja e ekipit Kombetar shqiptar ne Lojerat e Detit te Zi, qe do te zhvillohen ne Konstance te Rumanise nga data 19 deri me 29 qershor. Ne kete aktivitet, kuqezinjte do te perfaqesohen nga skuadra U-19, me lojtare te datelindjes 1992.

Vendimi i fundit i KE-se lidhet me propozimin e Sektorit te Garave, per ndryshime ne rregulloren qe lidhet me caktimin e gjyqtareve ne Kategorine Superiore. Ne nenin 40, eshte bere ndryshimi i dispozites penguese, e cila nuk lejonte qe i njejti “bilbil” te drejtonte ndeshjen e nje skuadre specifike per dy jave, qe prej perballjes se fundit kur kishte arbitruar. Kufizimi zbret nga dy ne nje jave, ndersa per gjyqtaret nderkombetare ai nuk ekziston me.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta