Warlick: Statusi i Kosoves, ceshtje e mbyllur
05/02/2010 16:05
Ambasadorja e re e Shteteve te Bashkuara ne Serbi, Mary Bruce Warlick ka deklaruar se per Uashingtonin ceshtja e Kosoves eshte e zgjidhur.
Ne nje interviste per mediat kosovare, diplomatja amerikane i ka sugjeruar Beogradit qe te bashkepunoje me Prishtinen per ceshtje me interes te perbashket.
“Per SHBA ceshtja e statusit te Kosoves ka perfunduar. Por Amerika beson se eshte ne interes te Serbise qe te zgjidhe ato ceshtje qe kane te bejne me standartin e jeteses, sundimin e ligjit dhe sistemin e drejtesise”, ka pohuar Warlick.
Ajo ka shtuar me tej se Shtetet e Bashkuara mbeshtesin plotesisht anetaresimin e Serbise ne NATO.
Top Channel