Vujanovic: Kosova te njohe pakicen malazeze
05/02/2010 15:40
Presidenti malazez Filip Vujanovic ka deklaruar se nuk do ta nenshkruaje dekretin per emerimin e ambasadorit ne Prishtine, derisa kjo e fundit nuk do te njohe minoritetin malazez ne Kosove.
Ne nje interviste per mediat lokale, Vujanovic ka theksuar se, eshte e pashembullt qe minoriteti malazez ne Kosove te mos njihet me Kushtetute, ndryshe nga pakicat e tjera.
Me tej ai ka komentuar edhe qendrimin e fundit te Beogradit ndaj vendosjes se marredhenieve diplomatike mes Podgorices dhe Prishtines, duke e cilesuar ate si “emotiv”.
“Serbia nuk duhet te jete aq e rrepte ne shprehjen e disa reagimeve te saj, ndersa Mali i Zi nuk duhet ta perjetoje negativisht ate reagim”, ka pohuar Vujanovic.
Top Channel