Qeveria provokon cmimet

05/02/2010 15:25

Konsumatoret do te perballen me nje tjeter vale rritjesh te cmimeve ne treg, sa here qe te kerkojne nje sherbim noterie, te shkojne per vizite tek mjeku, apo edhe bizneset qe do te kerkojne konsulence ligjore ose fiskale.

Ministria e Financave, e cila muajt e fundit ka ndermarre nje sere rritjesh te taksave per te lehtesuar gjendjen e veshtire te buxhetit, kete here ka vendosur te perfshije ne skemen e TVSH-se te gjitha biznest e kategorizuara si profesione te lira, pavaresisht xhiros qe ata kryejne.

Burime nga Ministria e Financave thane per Top Channel, se te gjitha bizneset profesione te lira do te jene te detyruara t’ua faturojne me TVSH sherbimet qe ata u japin qytetareve, cka sjell automatikisht nje rritje me 20 per qind te cmimeve. Kjo do te thote se nese nje vizite tek mjeku kushton aktualisht 2 mije leke, me hyrjen ne fuqi te skemes se re cmimi shkon automatikisht 2400 leke dhe te gjithe barren e kesaj rritje do e mbajne qytetaret.

Burime nga financat thone se sipas te gjitha gjasave taksa e re pritet te hyje ne fuqi ne mes te vitit, dhe duket se nuk do te jete rritja e vetme e taksave. Qe prej shenjave te para per rrudhjen e te ardhurave ne buxhet, gjate vitit 2008, qeveria nisi te aplikoje nje skeme taksimi te fshehte duke operuar e rritjen e taksave indirekte qe ne thelb duket se vendosen per biznesin por jane fature per konsumimin e qytetareve pasi reflekton drejtpersedrejti ne rritjen e cmimeve.

Te tilla kane qe rritja e akcizes, referencat per punonjesit, referencat per doganat,  pagat apo tarifat e rritura per cdo transaksion si ne rastin e shitjes se shtepive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA